Tri fitore radhazi, Interi vazhdon marshimin në Champions

Interi ka regjistruar një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Stuttgartin me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu nuk e pati të lehtë përballjen me gjermanët, të cilët rezistuan për më shumë se një orë lojë, duke e mbajtur portën të paprekur.

Megjithatë, në minutën e 57-të, Interi arriti të zhbllokonte rezultatin. Petar Sucic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë epërsinë skuadrës italiane.

Golin e sigurisë për vendasit e realizoi kapiteni Lautaro Martinez në minutën e 74-të. Argjentinasi, i cili ishte inkuadruar në pjesën e dytë, përfitoi nga asistimi i Federico Dimarcos për të vulosur fitoren 2:0.

Ky është triumfi i tretë radhazi për Interin në Ligën e Kampionëve, pas fitoreve ndaj Shakhtar Donetskut dhe Feyenoordit.

Me këtë rezultat, zikaltërit vazhdojnë të mbajnë gjallë synimin për të siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave të para dhe kualifikimin direkt në fazën e eliminimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume