Manchester United ka dhuruar përsëri një tjetër ndeshje dramatike në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores me përmbysje spektakolare ndaj Romës, sonte “Djajtë e Kuq” nuk arritën më shumë se një barazim 2:2 ndaj Sportingut në Lisbonë, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Suarez pati mundësinë të kalonte Sportingun në epërsi, por dështoi nga penalltia në minutën e 30-të.

Por, të njëjtin gabim nuk e bëri tre minuta më vonë, kur u tregua i saktë nga 11-metërshi.

Pjesa e dytë u nis fuqishëm nga mysafirët që shënuan dy gola të shpejtë nëpërmjet Bruno Fernandes.

Fillimisht, mesfushori portugez barazoi shifrat në minutën e 48-të nga penalltia, kurse dy minuta më vonë shënoi për 1:2.

Megjithatë, rezultati u barazua përsëri, teksa Suarez që ishte protagonist absolut te vendasit realizoi në minutën e 80-të të takimit.

Krejt në fund të ndeshjes, Tielemans mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Me këtë barazim, tani Manchester United ka shtatë pikë dhe renditet në vendin e 19-të.

Në anën tjetër, Sportingu shkon ne 10 pikë dhe renditet i nënti, vetëm një pozitë larg top-8shes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume