Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përsëritur një veprim që i ishte bërë viral ditë më parë, teksa i ishte afruar kryeministrit belg derisa ai po fliste për media.
Rama ka bërë të njejtën gjë me presidentin e Malit të Zi derisa po fliste për media në nisje të Samitit BE-Ballkan Perëndimor.
”S’ka pyetje, Mali i Zi është më i miri” dëgjohet teksa i thotë Rama presidentit Jakov Milatovic dhe i jep një përqafim këtij të fundit.