U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov, pezullon nga dënimi disa nga të dënuarit për rastin e 27 prillit. Sipas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarëve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terorizëm.

U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve, Aleksandar Pandov, në dy javët e fundit ka kryer disa pezullime të dënimeve, për arsye shëndetësore. Pandov tha se, pjesa më e madhe prej tyre janë të dënuarit në rastin e “27 prillit”. Pas burimeve jo zyrtare në mesin e të liruarëve është edhe Mitko Çavkov Ish Ministër i Punëve të Brendshme i dënuar për terorizëm.

Aleksandar Pandov, U.d. drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanskioneve 17:38

“Si ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, nëse vjen kërkesë nga ndonjë i burgosur për ndonjë problem akut shëndetësor, nuk kam të drejtë ta refuzojë. Është fakt se, 4-5 persona, prej që jam unë drejtor, kanë dorëzuar kërkesa që i kam nënshkruar. Ka një apo dy persona që nuk janë nga 27 prilli”.

Pandov ka sjellë këtë vendim të bazë të nenit 73, i cili parasheh që të dënuarve t’u pezullohet dënimi me burg, në rast se po përballen me sëmundje akute.

Neni 73

“Persona të dënuar të cilët vuajnë dënimin me burg, drejtori i Drejtorisë në afat sa më të shkurt kohor, ndërsa jo më gjatë se 30 ditë, sjell vendim për pezullimin e mbajtjes së dënimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, nëse ka nevojë apo gjendet në trajtim spitalor për ndonjë sëmundje më të rëndë akute, varësi apo lindje”.

Rasti i 27 prillit ka të bëjë me dhunën në Kuvend, kur protestuesit u futën në objektin e Kuvendit dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Të akuzuarit për këtë rast, ngarkohen me veprën penale terrorizëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume