Rajoni po ballafaqohet me infeksionin nga morbilet, ndërkaq situata më e rëndë regjistrohet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku numri i të infektuarve të regjistruar ka arritur në 7 mijë. Komplikimet më të mëdha hasen tek mosha prej 1 deri në 6 vjet. Epidemiologu Zllate Memedoviq për TVM-në sugjeron që të shtohet kujdesi i lëvizjes së lirë me vendet ku ky infeksion është i pranishëm, pasi që mund të importohet në vendin tonë.

“Lëvizjet e shpeshta gjatë muajve të verës dhe ajo që nuk ka ndalesë për të lëvizur mund të jetë arsyeja që të kemi raste të importuara. Nga informacionet e fundit që i kemi marrë nga Instituti për Shëndet Publik tregojnë se vaksina e parë që merret në vitin e parë të lindjes është 75%, ndërkaq vaksina e dytë 89% të të vaksinuarve, kështu që edhe për vaksinën e parë edhe për vaksinën e dytë jemi ndër 95%-shin që të kemi mbrojte të të gjithë popullatës.”, – deklaroi epidemiologu, Zllate Memedoviq.

Memedoviqi edhe njëherë fton në vetëdijesim se vaksina kundër fruthit nuk ka lidhje me autizmin.

“Në lidhje me atë se ka ndërlidhshmëri mes vaksinës MRP dhe mes autizmit, ne si shtet, Komisioni për sëmundje ngjitëse, Ministria e Shëndetësisë, kemi pasur së paku 20 ngjarje vitin e kaluar bashkë me gazetarët, ku kemi informuar dhe kemi prezantuar fakte se nuk ka ndërlidhje mes vaksinimit dhe autizimit.”, – theksoi epidemiologu, Zllate Memedoviq.

Në vitin 2019 vendi ynë shpalli epidemi nga morbilet ku u infektuan rreth 1.800 qytetarë, ndërkaq katër fëmijë humbën jetën për shkak të komplikimeve shëndetësore gjatë trajtimit.