Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Kapshticë u sekuestruan në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë gjashtë kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Autoritetet kanë prangosur drejtuesin e mjetit ku u gjet droga si dhe katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni.

Katër efektivët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume