–
NS Dubrovo më në fund është regjistruar në pronësi shtetërore
Pas pothuajse pesë dekadash, më në fund po zgjidhet një nga problemet afatgjata
pronësore- juridike në infrastrukturën elektroenergjetike. Objektet e Nënstacionit 400/ 110
kV Dubrovo, të ndërtuara në vitin 1977, janë si pronë e SHA MEPSO – s, në pronësi
shtetërore. Me këtë kijohen kushtet për mirëmbajtje të sigurt, modernizim dhe zhvillim të
mëtejshëm të një prej pikave kyçe të rrjetit të transmetimit.
Ministria e energjisë dhe burimeve minerale, në bashkëpunim me SHA MEPSO-n dhe
institucionet kompetente, ka filluar zgjidhjen sistematike të çështjeve të kahershme pronësore-
juridike që lidhen me objektet elektroenergjetike, të cilat prej vitesh përbënin pengesë për
rregullimin e plotë të pronësisë dhe realizimin e investimeve të reja.
Nënstacioni elektrik Dubrovë është një shembull konkret se, kur institucionet punojnë të
koordinuara, problemet që për dekada kanë mbetur të pazgjidhura mund të zgjidhen
përfundimisht.
Në vijim të vendimit të Qeverisë dhe miratimit të aktvendimit për themelimin e Grupit të Punës
për rregullimin e statusit pronësor-juridik të nënstacioneve 110 kV ndërmjet SHA MEPSO dhe
EVN SHA, në bazë të vendimeve të miratuara është bërë regjistrimi i së drejtës së pronësisë
mbi objektet e Nënstacionit Dubrovo në emër të SHA MEPSO-s, në pronësi shtetërore.
Me këtë, nënstacioni i ndërtuar në vitin 1977, pas gati 50 vjetësh, për herë të parë regjistrohet
me status të rregulluar pronësor në favor të MEPSO-s.
Ky nuk është vetëm rregullim administrativ i dokumentacionit. Pronësia e rregulluar është
bazë për planifikimin dhe realizimin e investimeve të ardhshme, rikonstruksioneve dhe
modernizimit të rrjetit të transmetimit, veçanërisht të infrastrukturës me rëndësi strategjike për
sigurinë dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjeti.
Me themelimin e Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale dhe vendosjen e
MEPSO-s nën kompetencën e Ministrisë, është vendosur një model i ri i koordinimit të
drejtpërdrejtë dhe të rregullt institucional me subjektet kryesore të sektorit energjetik.
Me iniciativë të ministres Sanja Bozhinovska, u vendosën koordinime të rregullta me MEPSO-n
dhe institucionet e kompanitë e tjera të sektorit, me një qëllim të qartë: problemet që kishin
mbetur të pazgjidhura për vite me radhë të shtroheshin në tryezë dhe zgjidhja e tyre të
përshpejtohej së bashku.
Kjo qasje shënon kalimin nga veprimi institucional ku „secili vepron në fushën e vet“ drejt punës
së koordinuar për zgjidhjen e problemeve konkrete dhe arritjen e rezultateve konkrete –
nga rregullimi i statusit pronësor-juridik të infrastrukturës elektroenergjetike, deri te realizimi i projekteve kapitale, modernizimi i rrjetit të transmetimit dhe forcimi i sigurisë së sistemit
elektroenergjetik.
Po zgjidhen edhe çështje të tjera pronësore-juridike që kanë mbetur të pazgjidhura për dekada
Në kuadër të punës së grupit, po përgatiten elaborate gjeodezike për rregullimin dhe regjistrimin
e të drejtave mbi pronat e paluajtshme, aty ku ato nuk janë evidentuar siç duhet deri më tani.
Paralelisht, po ndërmerren aktivitete për rregullimin e statusit pronësor-juridik të Nënstacionit
110/20 kV Bunardhik, ku është në përgatitje kontrata për kalimin pa kompensim të pjesës
ideale prej ½ të pronës së paluajtshme në emër të SHA MEPSO.
Rregullimi i kësaj prone do të krijojë kushtet për realizimin e linjës së re ajrore 110 kV
Nënstacioni Bunardhik – Nënstacioni Milladinovc, e rëndësishme për furnizimin e
qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike të infrastrukturës hekurudhore në
Maqedoni.
Ministria vazhdon me zgjidhjen sistematike të çështjeve pronësore-juridike që lidhen me
infrastrukturën elektroenergjetike, me një qëllim të qartë: të rregullojë çështjet e
pazgjidhura prej dekadash, në mënyrë që shteti të mund të investojë, të modernizojë dhe të
forcojë rrjetin e transmetimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume