Pyetur për të komentuar rastin, kryeministri tha se ajo që ndodhi nuk duhet të kishte ndodhur dhe u kërkoi falje qytetarëve për gabimin e bërë.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se që sot nga ministri i Kulturës dhe Turizmit Sedat Sulejmani do të kërkojë që të shkarkohen drejtori dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Institucionit Nacional Muzeu Historik “Krushevë”, nën juridiksionin e të cilit është edhe monumenti “Makedonium”.

Deklarata e tij vjen pasi dje në publik u njoftua se rapperi kosovar Don Xhoni për 500 euro ka marrë me qira monumentin “Makedonium” në Krushevë për të xhiruar pjesë të spotit për këngën e tij “Sexy Mama”.

Pyetur për të komentuar rastin, Mickoski tha se ajo që ndodhi nuk duhet të kishte ndodhur dhe u kërkoi falje qytetarëve për gabimin e bërë.

> “Do të kërkoj nga ministri i Kulturës dhe Turizmit që të shkarkohet drejtori i asaj institucioni së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, sepse institucione të tilla nuk duhet të jepen me qira dhe të përdoren për qëllime të tilla. U kërkoj falje qytetarëve për shkak se është bërë ai gabim. Do të përpiqemi që në të ardhmen diçka e tillë të mos përsëritet. Kështu që, që sot do të kërkoj që Këshilli Drejtues dhe drejtori i asaj institucioni kulturor të shkarkohen”,
> deklaroi Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Për rastin më herët sot u shpreh edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Sedat Sulejmani, i cili tha se rasti është i ndjeshëm, por se së pari duhet të shqyrtohen aspektet ligjore se si të veprohet.

Drejtori i NU Muzeu Historik “Krushevë”, Miha Odzhaklieski, dje në një deklaratë me shkrim për mediat konfirmoi se hapësira është dhënë mbi bazën e një vendimi të mëparshëm të Këshillit Drejtues dhe se nuk është hera e parë që monumenti jepet për qëllime të ngjashme me një çmim të përshtatshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume