Një motoçiklist ka mbetur me lëndime të rënda pas një aksidenti komunikacioni në rrugën e Balindollit në Gostivar.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi mes një automjeti Peugeot dhe një motoçiklete Konekt. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës, M.R. (58) nga Gostivari, u dërgua në Qendrën Urgjente me lëndime të rënda trupore.

Rrethanat e aksidentit po hetohen raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume