Me datë 25.07.2024 në ora 11:50 në SPB-Tetovë, një kompani e makinave me qira ka raportuar se janë mashtruar nga  F.E.  nga Republika e Turqisë.  Sipas kallëzimit, më datë 24.04.2024 personi ka marrë me qira një automjet ,,Audi” prej tyre për të shkuar në Turqi dhe pas skadimit të kontratës, më 01.05.2024, personi ka paguar sërish para për vazhdimin e saj.  Siç raportohet, edhe pas skadimit të afatit të dytë, personi ka refuzuar ta kthejë veturën dhe më pas është denoncuar në komisariat.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume