Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit A.N për veprën penale vrasje në tentativë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.N dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.N, e kishte ftuar viktimën në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe nga i njëjti kishte kërkuar që të konsumoj substanca narkotike dhe të ketë marrëdhënie seksuale dhe pasi viktima kishte refuzuar, i pandehuri e kishte sulmuar me thikë në kokë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe prerëse”, thuhej në njoftimin e Themelores në Prishtinë.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhej më tej.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume