Katër persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një përleshjeje fizike mes banorëve të fshatit Banicë të Strumicës, e cila ka ndodhur të dielën në mbrëmje, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Ngjarja është raportuar në SPB-në e Strumicës më 11 tetor. Sipas raportimit, përleshja ka shpërthyer rreth orës 22:30, në oborrin e një shtëpie në fshat.
Në përleshje kanë marrë pjesë R.M. dhe K.M. nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër P.S., M.S., T.S. dhe tre persona të tjerë me inicialet S.S. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pjesëmarrësit i kanë shkaktuar njëri-tjetrit lëndime në kokë dhe në trup, duke përdorur sende të ndryshme.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë, ku te R.M., K.M., T.S. dhe M.S. janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Sendet e përdorura gjatë përleshjes janë gjetur dhe sekuestruar. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.