Më datë 08.07.2024 në orën 15.00 në DPB-Gostivar, 25-vjeçarja nga Gostivari ka raportuar se më datë 05.07.2024, burri i saj F.N. nga Gradeci i Gostivarit me të cilin nuk kanë patur kurrorë dhe ishin të ndarë, kishte kërkuar prej saj që ta tërhiqte padinë gjyqësore lidhur me dhunën në familje dhe e kishte marrë me forcë me taksi veturë dhe e kishte dërguar në shtëpinë e tij ku e kishte kërcënuar. Janë marrë masa për të pastruar çështjen.TS