“Nuk është ajo Shkëndija e viteve të kaluara, por nëse bën paraqitje pozitive, atëherë në Shkup mund ta kaloj Noan”, trajneri Berat Imeri flet për shanset e kuqezinjve në Armeni

Skuadra e Shkëndijës sot (e enjte, 11 korrik, ora 18:00) nis aventurën e re evropiane, ku në Armeni ndeshet me FC Noah, në raundin e parë eliminator të UEFA Europa Conference League.
Trajneri Berat Imeri, i cili ishte i ftuar në emisionin “Goli i Europianit” në Open-TV, është pyetur për shanset e kuqezinjve në këtë takim.
“Nuk është ajo Shkëndija e viteve të kaluara, por nëse sot bën paraqitje pozitive, atëherë në Shkup mund ta kaloj Noan”, u shpreh mes tjerash Imeri në “Goli i Europianit” në Open-TV.