Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti nga foltorja e kuvendit tha se asnjë kryeministër nuk ka patur përfundim të mirë kur ka marrë rolin e prokurorit.
Ai tha se ata nuk i shqetësojnë aspak tendencat e ngritjes së procedurave për familjarët, ashtu siç kishin përmendur nga VMRO për Drin Ahmetin.
“As nuk ju quajmë për trimëri e as nuk e marrim për dobësi dhe frikë. Gjithkush para ligjit do të përgjigjet njësojë siç thotë ligji. Çështjet tendencioze, dhe me dashamirësinë më të madhe kryeministri që udhëheq një qeveri palegjitimitet etnik i them, se gjithë kryeministrat paraprak po edhe ju si deputet i kësaj shumice parlamentare që e keni fituar legjitimitetin tek popullata maqedonase që merr rolin e kryeministrit nuk shkojnë punët mirë. Mos mendoni që na shqetësoni dhe mos tentoni të shiteni trima të madhej”, tha Blerim Bexheti, shkruan SHENJA.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume