Petar Petkoviq, kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin në Bruksel, takim i zhvilluar nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçakut, emisari evropian për dialogun.

Petkoviq ka pretenduar se ‘Kosova nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë”, ka raportuar Tanjug

Tutje ai ka thënë se në takimin trepalësh, Beogradi insistoi për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Nuk e ka lënë edhe pa propaganduar, duke thënë se “politikat e kryeministrit Albin Kurtit synojnë dëbimin e serbëve”.

“Dialogu është vendi i vetëm për zgjidhje kompromisi, ndryshe nga java e kaluar kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i gatshëm për bisedime, ndërsa Kurti refuzoi të bisedonte,” tha Petkoviq për gazetarët pas takimeve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume