Një rast i ri i dhunës është raportuar në rajonin e Mavrovës, raporton Tetovasot.
Një 24-vjeçare nga rajoni i Koçanit ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga partneri i saj D.G. (40), i cili më pas ka sulmuar edhe mikun e saj S.P., që kishte ndërhyrë për ta mbrojtur.
Sipas informacioneve që disponon Tetovasot, policia po ndërmerr masa intensive për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.