Gjatë natës (07.08.2024) në ora 03:00 në autostradën Tetovë-Gostivar, më saktësisht në pikën e pagesës rrugore  Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë gjatë kontrollit të komunikacionit kanë ndaluar 21-vjeçaren A.M nga Zhelina e Tetovës e cili drejtonte një veturë.  Gjatë shqyrtimit të dokumenteve të drejtueses së mjetit, ajo ka dorëzuar një patentë shoferi, e cila dyshohet se është e falsifikuar.  A.M.  është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.TS