Në Prishtinë, vëllai dyshohet se ka therur me thikë vëllanë e tij në krahë.

Të dy janë të mitur, ndërkaq i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se me thikë e kishte therur në krahë vëllanë e tij të mitur, i cili ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume