Emërimi i zv.ministrave të VLEN ka nisur me probleme në koalcionin qeverisës VMRO-VLEN. Siç mëson portali TS, kandidati për zv/ministër i MPB-së, Muhamet Ameti ku ditë më parë e promovoi lideri i LD-së Izet Mexhiti është problem për qeverinë. Sipas informacioneve thuhet se pjesëmarrja e tij në UÇK mund të jetë edhe arsyeja e parë që ai mos të emërohet nga Mickovski.
Portali TS sot pyeti edhe liderin e LD-së, Izet MExhitin se pse Muhamet Ameti nuk emërohet zv/ministër i MPB-së?
Mexhiti u shpreh se pjesëmarrja në UÇK nuk është problem në këtë qeveri, pasi Fatmir Limani ka qenë në UÇK, por sot është ministër.
“Fatmir Limani ku ka qenë, ministër është e jo zv/ministër. Pyetja është retorike. Cili zv.ministër është emëruar. Jemi duke punuar si koalicon me emërime dhe kuadrat ma tmirë, me konsultat në organet partiake, konsulta edhe brenda partive. Nuk jemi të ngurtë dhe mund të bëjmë këmbime që të gjemë kuadër sa më profesionistë, sa më të mirë sa më dinjitos. Mendoj se me 20-21 korrik do të kompletohet qeveria edhe pse do të jetë kohë pushime qeveria do të jetë komplet” u shpreh Mexhiti duke i ikur pyetjes se pse nuk emërohet.
Ndryshe sot koalicioni VLEN mbajti mbledhjen e parë në Tetovë./TS/