Ushtria izraelite po heton pretendimet se dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmet në Gaza, të cilat sipas saj kishin në shënjestër organizatorin e sulmit të 7 tetorit.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se të paktën 71 njerëz vdiqën dhe 289 të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin jugor të Khan Younis, i cili goditi tendat e refugjatët që po largoheshin nga konflikti.
Grupi militant i ka përshkruar sulmet si “një përshkallëzim të rëndë” dhe prova që Izraeli nuk ishte i interesuar për një armëpushim, shkruan skynews.
Një zyrtar izraelit i sigurisë ka konfirmuar se objektivi i sulmit ishte shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif.
Ai ishte komandanti i fshehtë pas sulmit të papritur të Hamasit ndaj Izraelit tetorin e kaluar, i cili shkaktoi luftën shkatërruese në Gaza.
Një zyrtar i lartë i Hamasit mohon raportet izraelite se komandanti i krahut ushtarak të grupit, Mohammed Deif, ishte shënjestruar në sulmin ajror izraelit në zonën al-Mawasi në Khan Younis.
“Akuzat izraelite janë të pakuptimta dhe synojnë të justifikojnë masakrën e tmerrshme. Të gjithë dëshmorët janë civilë dhe ajo që ndodhi ishte një përshkallëzim i rëndë i luftës së gjenocidit, i mbështetur nga SHBA dhe heshtja botërore”, tha për reuters zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri.
#شاهد
😯🤯
الحفرة الهائلة التي تسببت بها صواريخ الاحتلال الإسرائيلي في منطقة #المواصي ب #خان_يونس pic.twitter.com/iLEZDvrGrP— ريان المصري (@Rian_almasri) July 13, 2024
مشاهد لا تصدق.. جثث النازحين في المخيم تنتشر في كل مكان
إسرائيل قصفت بالطائرات مخيم للنازحين في خانيونس فأبادت أكثر من نصفه وبعد وصول فرق الإنقاذ والإسعاف فتحت الطائرات المسيرة النار عليهم وعلى المتجمهرين فقتلت وجرحت العشرات
الضحايا بالمئات إنها إبادة رسمية#GazaGenocide pic.twitter.com/Dyn2lfLYNO— قتيبة ياسين (@k7ybnd99) July 13, 2024