Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me Mikela Telatin, drejtore në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për shërbime projektuese – UNOPS.

Në takim u diskutua për projektin “Mbështetje për Maqedoninë së Veriut për aderim në BE”, financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (SIDA), implementuar nga UNOPS Shkup. Qëllimi kryesor i projektit është procesi efikas dhe efektiv i aderimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë në përgatitjen e versionit nacional të acquis, përmirësimin e platformës së NPAA-s, ndihmës teknike për harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e BE-së dhe përforcimin e kapaciteteve administrative me angazhimin e ekspertëve nacional dhe ndërkombëtarë për MÇE-në dhe institucionet e tjera (MMJPH, MM, MD, MASH, Kuvendi dhe të tjera).

Murtezani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Zyrës së UNOPS-it në Shkup, për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë për Çështje Evropiane (MÇE) në kontekst në procesin e integrimeve evropian dhe kërkesave që dalin nga ai. Ai theksoi se projekti dhe ndihma financiare është e rëndësisë së vendimtare për arritjen e qëllimeve të agjendës reformuese në rrugën tonë evropiane.

Telatin dhe Murtezani ranë dakord se partneriteti mes MÇE-së dhe UNOPS-it është shembull i shkëlqyer i përkushtimit, komunikimit të ngushtë dhe bashkëpunimit gjatë implementimit të projekteve të rëndësisë së veçantë për të ardhmen evropiane të vendit dhe të rajonit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume