Më datë 09.07.2024 në ora 12:10 në SPB-Tetovë, 53-vjeçari, banues i Tetovës, ka raportuar se ka qenë i mashtruar nga një person juridik me seli në Shtip për 9.900 denarë. Ai përmes rrjetit social dhe celularit ka kontaktuar me përgjegjësit dhe ka porositur një produkt tek ta, i cili pasi është dorëzuar ka vërejtur se nuk përputhet me produktin e porositur. Sipas raportit, ai e ka kthyer produktin për ta zëvendësuar, por as nuk ka marrë atë që kërkonte dhe as nuk ka mundur të komunikoj me përgjegjësit. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS