Dje në stadiumin e qytetit në Kavadar ndeshje kontroluese para fillimit të kampionatit të ri në Ligën e parë zhvilluan Tikveshi vendas dhe ekipi tetovar Shkëndija ndeshje kjo e cila pas 90 minutave lojë ka përfunduar me barazim 1-1.

Autor të golave ishin Vitao në miutën e 22-të për Tikveshin, ndërsa barazoi Florent Ramadani në minutën e 37-të

Takimi në fjalë u ka shërbyer dy trajnerëve Gjorgji Mojsov të Tikveshit dhe Jeton Beqirit të Shkëndijës për të testuar formën e lojtarëve para fillimit të kampionatit

Shkëndija në këtë ndeshje ka luajtur me këtë formacion: Amzai, Webster, Cake, Meliqi, Trumçi , Qaka, F.Ramadani, Jakupi, Shala, Krstevski dhe Ademi, ndërsa në pjesën e dytë kanë luajtur edhe Ramani, Kocev, Adili, Totre, KurtiAlgassan, Islami Nuhija dhe Bamba

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume