Një grua ka vdekur në Spitalin e Pejës. Policia është duke e hetuar rastin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga QKMF-ja në Klinë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES Klinë / 25.07.2024 – 16:10. Nga Spitali i Pejës është informuar se viktima femër kosovare e cila ishte sjellur nga QKMF Klinë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.