Një shqiptar po raportohet se ka vdekur në Gjermani, pasi ishte plagosur rëndë gjatë një zënke e cila kishte ndodhur në qytetin e Leipzigut, konkretisht në Eisenbahnstrasse.

Sipas raportimeve, 39-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra dhe rasti po hetohet rreth një vrasje të mundshme.

Mediat gjermane shkruajnë se dëshmitarët e kishin parë të plagosurin rëndë të shtrirë një natë më parë dhe e kanë lajmëruar policinë.

Sipas policisë deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar lidhur me incidentin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume