Më datë 05.07.2024 në ora 18:50 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën ,,Iliria” në Tetovë përballë një objekti hotelerik, B.N (43) nga Reçica e Madhe e Tetovës, gjatë kryerjes së detyrave të punës për NP Parkingjet e Qytetit-Tetova, është sulmuar fizikisht nga një person, i cili paraprakisht ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte nisur një debat verbal për bllokuesin e vendosur për një automjet të parkuar gabimisht.  Sipas raportit, personi gjatë sulmit ka përdorur edhe një mjet metalik.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS