Supertalenti Lamine Yamal, ka folur në lidhje me fotografitë që u publikuan pak dit më parë me yllin e futbollit Lionel Messi. Të premten, 16-vjeçari është shprehur se nuk ka folur kurrë me argjentinasin Messi për fotografitë që u publikuan.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Nuk kam folur kurrë me Messin për ato fotografi. Nuk isha në dijeni për fotografitë me Messin. Babai im i ka ruajtur dhe ne nuk i kemi publikuar për shkak të çështjes së krahasimeve, të cilat nuk janë kurrë të mira. Por këto janë gjëra që mbeten sepse unë nuk do të jem kurrë si ai”, u shpreh Yamal.

Yamal në “Euro 2024” e ka të shënuar një supergol dhe ka kontribuuar te Spanja me tri asistime në gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com