Borko Ristovski ish portieri i Vardarit dhe mbështetës publik i tifozëve, famkeq, “Komiti”, tani Ministër i Sportit, ka zbuluar investimet kapitale që pritet ti realozojë ministria që ai drejton.

Me publikimin e projekteve të parapara, zbulohet se nga ministria e Sporteve për komunat shqiptare janë paraparë zero denarë investime dhe asnjë projekt i vetëm.

Sipas njoftimeve Ristovski do të ndërtojë kompleks sportiv në Komunën e Gazi Babës e cila do të përfshijë
1. Palestër sportive me kapacitet 4.200 ulëse.
2. Palestër sportive për sporte luftarake.

Ka premtuar edhe rikonstruimin e dy sallave sportive në qytetin e Prilepit dhe rikonstruimin e sallës sportive në Rasadnik.

Projekt tjetër capital që pritet të realizohet nga ministria e Sporteve është edhe
1. Pistë olimpike për sportin e Atletikës në qytetin e Gjevgjelisë.

Poashtu Ristevski ka premtuar edhe kompleks sportive në Qytetin e Manastirit.

Kujtojmë, zëvendës ministër në Ministrinë e Sporteve është ish deputetja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, tashmë përfaqësuese e VLEN-it, megjithatë me zbulimin e këtyre projekteve, del në pah, se ministrant dhe zëvendësministrat e VLEN-it në Qeveri janë vetëm dekor edhe psenë fushatë premtuan miliona euro për komunat shqiptare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume