Profesori i njohur, Astrit Iseni nga Kumanova sot ka pranuar detyrën si Zv/ministër i punëve të brendahme.

“Jam i nderuar t’iu njoftoj se sot pranova detyrën e re si Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme, i propozuar nga koalicioni VLEN.
Zotohem se do të punoj me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Misioni im është të punoj me përgjegjësi të plotë, duke përdorur një qasje moderne, profesionale dhe transparente.
Objektivat e mija brenda kompetencave të përshkruara do të jenë të sigurohet sundimi i ligjit, të garantohet rendi dhe siguria publike, mbrojtja e jetës dhe pronës, parandalimi i krimit si preventivë si dhe reduktimi i krimit dhe korrupsionit.
Gjithashtu do të angazhohem ta thelloj bashkëpunimin me të gjitha organizatat relevante evropiane dhe ndërkombëtare, të ndërlidhura me çështjet e sigurisë.
Në fund, falënderoj liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitin për bësimin, për ta dhënë kontributin tim në këtë mision për një të ardhme më të mirë,” ka shkruar Iseni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume