Alvaro Morata është zyrtarisht lojtar i Milanit. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera në orët e fundit në Madrid, tashmë vjen njoftimi zyrtar nga klubi kuqezi.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë  futbollistin Alvaro Morata. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën sapo është bërë kampion i Evropës, Morata ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028 me opsion edhe për një vit”.

Ai ka firmosur një kontratë me vlerë 5 milionë euro plus bonuse në sezon, ndërsa vetë Milani i pagoi Atletiko Madridit klauzolën e lirimit prej rreth 13 milionë euro. Spanjolli do të mbajë fanellën me numrin 7 që i është dhënë nga Jasine Adli (i cili ndryshon në numrin 94). Numri 9 i Milanit, mbetet ende i lirë në pritje të tregut të transferimeve…

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com