Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të koalicionit VLEN për ndryshimet kushtetuese. Ademi thekson se nga koalicioni VLEN çdo ditë gënjejnë për ndryshimet kushtetuese.

“Çdo ditë u dalin në shesh gënjeshtrat vazalëve!

Nënshkruan deklaratë të përbashkët si parti politike shqiptare se nuk hyjnë në qeveri pa ndryshime kushtetuese dhe e pat se çka ndodhi. Gënjyen! Turravrap në qeveri pa asnjë kusht, si humbës.

Thanë se menjëherë sa te formohet qeveria do ta inicojnë procedurën e ndryshimeve kushtetuese dhe e pat se çka ndodhi. Gënjyen!

Pastaj thanë se në qershor e më së voni në korrik do të fillojnë me ndryshimet kushtetuese. Prap gënjyen!

Thanë se po i presin zgjedhjet të përfundojnë në Bullgari dhe në Europë. Zgjedhjet përfunduan, ndërsa këta gënjyen!

Thanë se kanë vendosur një afat tre mujor për Qeverinë për të rinisur procedurën e tillë. Prap gënjyen.

Dolën me ultimatum që brenda 6 muajve kjo çështje do të mbyllet. Sot e pat edhe vet, me zë dhe me figurë, se gënjyen publikisht.

A mendoni se ju beson dikush juve?! E dijmë se jeni në qeveri për interesa të ngushta individuale, e asesi për të përfaqësuar kombin dhe shtetin.

S’mund ZNAM-i dhe VMRO-ja t’ju shkelin, sa mund të duroni ju. Për faqe të zezë jeni bërë!”, shkruan në Facebook, Arber Ademi nga BDI.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume