Me datë 14.08.2024 në SPB-Tetovë është raportuar se rreth orës 20:40 në bulevardin ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve ,,Daevu Lanos” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Z (36) nga Tetova, ka goditur këmbësorin Gj.T. (80) nga Tetova.  Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik në Tetovë.  Një ekip nga SPB-Tetovë ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume