Më datë 29.08.2024 në ora 18:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “xhip” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.S (28) ka goditur M.G (78) nga Tetova. M.G., në aksident ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.TS