Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu, ku u shqyrtuan prioritetet e bashkëpunimit bilateral në fushën e mjedisit.

Në fokus të bisedimeve ishin aktivitetet që lidhen me menaxhimin e Parkut Nacional të Prespës, menaxhimin e burimeve ujore, gjendjen hidrologjike të Liqenit të Prespës dhe Liqenit të Dojranit, si dhe projektet aktuale ndërkufitare që po zbatohen.

Të dyja palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve ndërkufitare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume