Pamjet e tmershme që vishin nga Spitali i Tetovës kur kufomat u bartëshin me batanije janë pjesë e historisë. Nuk ka më ashtu pamje, nuk ka burra pleq e gra plaka, pacient të palëvizshëm që ecnin shkallëve. Nga sot Arben Taravari ministri i Shëndetësisë i jep fund këtij problemi dhe ka nisur instalimi dhe montimi i ashensërove të rinj.

Taravari edhe kur ishte ministër disa vite më parë si prioritet kishte Spitalin Klinik të Tetovës, por edhe tash si minsitër ai punën e parë ka nisur po në Tetovë.

“Filluam me montimin e ashensorëve të rinjë në Spitalin Klinik në Tetovë” ka shkruar ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume