Në çdo sferë dhe për çdo gjë komuna e Gostivarit është zhytyr në borxhe. Për tre vite borxhi i komunës për shkollat dhe çerdhet është katërfishuar duke arritur vlerën në mbi 80 milion denarë apo mbi 130 mijë euro.

“Nga 21 milion denarë në 81 milion në 3 vitet e fundit rritet borxhi i Komunës së Gostivar për shkollat dhe çerdhet. Informatat janë të publukuara nga vet Komuna e Gostivarit”, shprehet kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Komuna e Gostivarit është zhytur në borxhe të thella. Mbi 11 milion euro llogaritet borxhi publik i komunës pa llogaritur borxhet e institucineve të tjera në mvarshmëri të Pushtetit Lokal në Gostivar. Duke e parë gjendjen e krijuar me borxhet publike dhe duke mos bërë asnjë investim kapital, turisti Arben Taravari keqpërdori masivisht besim e qytetarëve duke lënë pas vetes një komunë jofunksionale dhe me llogari të bllokuar bankare.

BDI dega në Gostivar

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume