Eva Buzo, aktorja me origjinë shqiptare ia ka dalë që pas 34-orësh not nga brigjet italiane të prekë tokën shqiptare mëngjesin e sotëm, një sfidë të cilën vitin e shkuar e la përgjysmë të shkak të komplikacioneve, por që sot ka arritur ta çojë deri në fund qëllimin e saj!

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant.

Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 34- orësh.

Në momentin e mbërritjes Eva nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa, por gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume