Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në një takim ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet garës për Bashkinë e Tiranës, e cila parashikohet të jetë një nga betejat kryesore elektorale për socialistët.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut”. Pritet që takimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, megjithëse deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Të premten, Rama mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në Kryeministri.

Ndërsa të shtunën e kaluar, më 14 nëntor, kryesocialisti mblodhi Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në Gjirin e Lalzit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume