Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën në vitin 2025, tha një burimi parlamentar për AFP-në.

Kancelari Olaf Scholz në vend të kësaj po planifikon të përdorë paratë e krijuara nga asetet e ngrira ruse në Gjermani për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër Rusisë, shtoi burimi.

Ajo nuk po planifikon “asnjë ndihmë shtesë” për afro 4 miliardë euro të vendosura tashmë në buxhetin e vitit të ardhshëm, tha tutje burimi.

Gjermania është donatori i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, duke ofruar afër 8 miliardë euro ndihmë këtë vit, shkruan Sky News

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume