Një 56-vje֛çar në Tiranë ka humbur jetën sot, pasi është prerë në kokë, teksa po riparonte makinën.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, derisa tha se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Sipas informacioneve të para, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht, ai është prerë në kokë. Si pasojë e plagëve të marra 56-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume