Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën në Gjakovë një zyrtar të Gjendjes Civile, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mit marrje.

Siç raportoi gazeta online Reporteri.net, bëhet fjalë për zyrtarin Qazim Ibrahimi.

Policia sot ka dhënë detaje për rastin.

I dyshuari, sipas policisë,  në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla një personi. Zyrtari në fjalë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume