Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se në bashkëpunim me qeverinë, do të mundohen që rrugën Tetovë-Prizren, ta realizojnë përmes tunelit prej 6 kilometrave, përcjell TV21. Kasami tha se ka opsion që fshati Vicë të lidhet me segmentin e kësaj rruge përmes një rruge ekzistuese.

“Kuvendi ka qenë në pushim veror, besoj që nga momenti kur do të rikthehen deputetët, do të vazhdojë procedura e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend. jeni të njoftuar që zv/minsitrja e Transportit ka qenë në vizitë zyrtare në Ksovës, me çka janë definuar edhe detajet e fundit të vazhdimit të procedurës së tenderitmit të projektimit të tunelit. Unë mund të garantoj që për një pjesë të kësaj rruge do të ndahet buxhet nga komuna e Tetovës, por edhe në bashkëpunim me Ndërmarrjen Shtetërore, do të shohim që ky buxhet të jetë më serioz”, theksoi mes tjerash Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume