Kim Kardashian, publikoi në Instagram fotografi të reja mahnitëse nga udhëtimi i saj i fundit në qytetin e New Yorkut.

Ajo theksoi linjat e saj të përkryera trupore, kur pozoi para kamerës me një fustan të bardhë të lirshëm.

Modeli i fustanit që kishte veshur miliarderja, e bënte atë të dukej tejet provokuese.

Themeluesja e brendit SKIMS, thjesht bëri një përshkrim NY, në postimin e saj në Instagram.

Influencerja e njohur, ka vizituar së fundmi klubin spanjoll, Real Madrid, duke i mundësuar djalit të saj tetëvjeçar një takim me yjet e ekipit.

Fotografitë nga ky takim, kanë bërë xhiron me të madhe në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume