Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se revolta e mësuesve është e madhe nga pushteti i OBRM-PDUKM-së. Nga LSDM thonë se mësimdhënësit nuk do ta marrin rritjen e pritshme të pagave prej 12% në shtator.

“OBRM-PDUKM e ka thyer premtimin për përmirësimin e arsimit. Të gjithë e dinë se nuk ka arsim cilësor pa investim në kuadrin arsimor. Investimi te mësuesit është një investim për të ardhmen e fëmijëve tanë, por edhe të gjithë vendit. Por Mickoski dhe Janevska nuk e kanë konceptin e arsimit dhe as synojnë rritjen e pagave të mësimdhënësve. Përsëri, OBRM-PDUKM i sheh të gjithë punëtorët si fuqi punëtore të lirë. Qeveria e LSDM-së i rriti pagat gjatë krizës më të madhe shëndetësore dhe ekonomike”.

“Me LSDM-në, çdo vit, në shtator, mësimdhënësit e nisnin vitin e ri shkollor me pagë më të lartë. Në shtator 2019 dhe 2020 ata morën një rritje prej 5 për qind secili, në shtator 2021, 10 për qind. Në shtator të vitit 2022 dhe 2023, LSDM dy herë i ngriti pagat e të arsimuarve në 15 për qind. LSDM ka rritur pagat në arsim për mbi 55 për qind”.

“LSDM edhe sot është në anën e mësimdhënësve. Kërkojmë që Qeveria e Mickoskit ta përmbushë premtimin dhe t’u rriten pagat. Ka para! Është çështje e përcaktimit të prioriteteve ku do të investohen ato para. Mësuesit meritojnë paga më të larta dhe është obligim i Mickoskit dhe qeverisë së tij që ta realizojnë atë rritje”, thonë nga LSDM.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume