Në ora 20:45 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, nga ana e punonjësve të policisë nga SPB Tetovë, u privuan nga liria A.Sh (19) dhe H.Sh (22), të dy nga Tetova. Ata dyshohet se rreth orës 20:20 para objektit të një kompanie private-fast postë në Tetovë, duke e kanosur punonjësin dhe një person tjetër me armë zjarri, nga automjeti që po ngarkonin, iu morën tri zarfe me para dhe dokumente. Gjatë ndalimit në H.Sh. u gjet dhe sekuestrua një thikë. Personat janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume