Një grua ka raportuar se një person e ka dhunuar nën kërcënimin e armës.

Rasti sipas raportit të policisë raportohet të ketë ndodhur më 5-6 gusht.

Hetimet nga policia për këtë rast kanë filluar.

“Më datë 09.08.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën kërcënimin e armës e kishte dhunuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume