Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis janë parë të përqafuara në sheshin e xhirimeve për filmin “Freakier Friday”.

Dy aktoret u fotografuan në plazhin Malibu të mërkurën derisa xhirimeve për filmin e shumëpritur iu erdhi fundi, shkruan Page Six.

Lohan dhe Lee Curtis që portretizojnë një nënë e bijë në film, ishin të gjitha të buzëqeshura në sheshin e xhirimeve.

“Freakier Friday” është vazhdimi i filmit të tyre hit “Freaky Friday”.

Të enjten, Lee Curtis njoftoi se ajo dhe Lohan kishin përfunduar zyrtarisht xhirimet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume