Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski ka promovuar risit në subvencionimin e fluturimeve nga ana e qeverisë.

Nikolloski ka thënë se nga tani e tutje do subvencionohen destinacionet dhe o kompanitë ajrore ashtu siç ishte deri më tani.

Në promovimin e risive të subvencionimit të linjave ajroje, ai përmendi rastin rastin konkret me kompaninë Wizz Air. Siç tha ai, kjo tregon se mund të ndikohet numri i udhëtarëve në vendin tonë nga problemet financiare të kompanive ajrore.

“Destinacionet e subvencionuara nga tani mund të jenë edhe jashtë vendeve të BE-së. Një nga risitë që gjithashtu e vendosim, është se më nuk do të subvencionohen kompanitë ajrore, por do të subvencionohen destinacionet. Që do të thotë se ikim nga praktika e subvencionimit të disa kompanive ajrore. Deri tani është subvencionuar për udhëtar që largohet nga Maqedonia, ndërsa ne tani e ndërrojmë këtë, dhe subvencionojmë për udhëtarë në ardhje në Maqedoni. Nëse më parë ishte 7 euro për udhëtar nga Aeroporti i Shkupit, tani do të jetë 9 euro për udhëtar nga Aeroporti i Shkupit. Nëse më parë ishte 4.5 euro nga Aeroporti i Ohrit, tani me qëllim stimulimin e turizmit, do të jetë 12 euro për udhëtar nga Aeroporti i Ohrit”, deklaroi Nikolloski.

Në fund ai shtoi se me ndryshimet e bëra pritet që të sjellin së paku 20.000 udhëtarë më tepër në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume