Hajdutët i kanë vjedhur kasafortën ku mbante bizhuteri me vlerë mbi 100 mijë euro, por edhe një shumë të vogël parash.

Viktima e vjedhjes ishte një 40 vjeçare shqiptare, e cila jeton në Paros (Greqi). Autorët kanë hyrë në shtëpinë e 40-vjeçares shqiptare teksa ajo nuk ishte atje.

Sipas denoncimit të gruas, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj ku edhe morën kasafortën e vogël.

Brenda kasafortës kishte 3,000 €, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 € dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 €.

Gruaja ka bërë padi, tek A.S. Naousa, ndaj një autori të panjohur për vjedhje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume